image Vjen reagimi i Vuçiq për letrën ku Biden i kërkoi ta njohë Kosovën

Rajon

Vjen reagimi i Vuçiq për letrën ku Biden i kërkoi ta njohë Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur lidhur me letrën që ia ka dërguar presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ku i ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Vuçiq, njohja reciproke nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore, as në BE, as në ndonjë rezolutë.

Kam marrë urimet e Presidentit Biden, faleminderit për urimet. Për sa i përket njohjes reciproke, ajo nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore, as në BE, as në ndonjë rezolutë. Ka pasur përpjekje për ta imponuar atë term si diçka që duhet ta kishim pranuar, si një zgjidhje përfundimtare, dhe unë tashmë u kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen reciproke”, tha Vuçiq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes  Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke./Gazeta Sinjali/