image Vjen reagimi i parë nga Adrijana Hoxhiq pasi Supremja e la jashtë Kuvendit

Politikë

Vjen reagimi i parë nga Adrijana Hoxhiq pasi Supremja e la jashtë Kuvendit

news image

Kryetarja e Partisë Komuniteti i Bashkuar, Adrijana Hoxhiq ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, që e la atë jashtë Kuvendit të Kosovës.

Hoxhiq deklaroi se është shumë e zhgënjyer me këtë vendim të Supremes teksa shtoi se kjo gjykatë i ka vjedhur votat e qytetarëve.

“Nuk mujta me gjet asnjë argument të qartë që ndërlidhet me ligjin dhe jam vërtetë e zhgënjyer sepse kam pritur që do të kemi një vlerësim profesional dhe se ky vendim do të tregonte se krejt rajoni e ka problemin ekonomik, demokracia të jetë në nivelin e duhur. Kam besuar që ata më së shumti e dinë së çfarë domethënë të jesh i pabarabartë. Supremja e ka marrë një vendim që i ka vjedhur votat e lira të qytetarëve të Kosovës, që kanë dalë dhe kanë vendosur sipas vullnetit. Kjo është e papranueshme dhe shkelje e demokracisë”, ka thënë ajo në T7.

Gjykata Supreme sot ka refuzuar ankesën e Adrijana Hoxhiqit, transmeton Sinjali.

Supremja në arsyetimin e saj ka konstatuar se është e pranueshme gjendja faktike e PZAP-së se nga provat në shkresat e lëndës është provuar se numri i votave të fituara nga Adrijana Hoxhiq nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit për të cilin ka konkurruar.

/GazetaSinjali/