image Vjen reagimi i parë i Serbisë pas dënimit të Mladiqit, e quajnë hakmarrje

Rajon

Vjen reagimi i parë i Serbisë pas dënimit të Mladiqit, e quajnë hakmarrje

news image

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar pas dënimit të përjetshëm për kriminelin e luftës Ratko Mlladiq, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin, i cili u konfirmua sot në Hagë, nuk është vendim por hakmarrje, shkruan Tanjug.

“Mlladiq është fajtor sepse ai iu përgjigj krimeve të Naser Oriç, por Naser Oriç nuk është fajtor për therjen e civilëve serbë në Podrinje. Mlladiç është fajtor sepse ai komandoi një ushtri serbe në fshatrat serbe përreth Sarajevës ku ishin lindur dhe rritur ushtarët e tij, por ai nuk është fajtor Izetbegoviç, sepse nuk ka më serbë në Sarajevë, por ka varre masive “, deklaroi Vulin.

Sipas tij, Gjykata e Hagës ka përmbushur qëllimin e saj.

“Ai i ka shpallur serbët gjenocidal dhe më tej ka grindur dhe përgjakur popujt e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë,” tha Vulin në një deklaratë me shkrim.

Mladiq u dënua me burgim të përjetshëm sot në Hagë, pasi Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit.

Më 22 nëntor 2017, Mlladiq ishte shpallur fajtor për herë të parë. /GazetaSinjali/