image Vjen reagimi i LDK-së pas vendimit të Supremes për zgjedhjet në Dragash

Vjen reagimi i LDK-së pas vendimit të Supremes për zgjedhjet në Dragash

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme për ripërsëritjen e votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.

Sipas LDK-së mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen për kandidatin e tyre, Bexhet Xheladini.

Mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen në raundin e ri ndaj Dr. Bexhet Xheladini. Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme dhe aprovimin e ankesës së kandidatit tonë Dr. Bexhet Xheladini dhe të LDK-së ndaj vendimit skandaloz të PZAP-së për të deformuar vullnetin qytetar e për të vendosur fatin e zgjedhjeve lokale në tavolinë. Precedente të tilla, s’mund të lejohen në demokraci. Prandaj vendimi i Gjykatës Supreme mbron sistemin zgjedhor, votën e lirë dhe vendimin e qytetarëve tanë pa dallim”, thuhet në reagim.

LDK-ja ka ftuar qytetarët në mërgatë që të votojnë për kandidatin e saj për kryetar të Dragashit

“Vullneti dhe zëri i tyre nuk mund të shuhet nga askush”, thuhet ndër të tjera në reagim.

/GazetaSinjali/