image Vjen përgjigja e Haradinajt pas deklaratave të Mojsiloviçit

Politikë

Vjen përgjigja e Haradinajt pas deklaratave të Mojsiloviçit

news image

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, para pak minutash i është përgjigjur deklaratave të Shefit të Shtabit të Përgjishëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç, transmeton Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje që “t’i ndalin provokimet”.

“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime”, ka shkruar Haradinaj./Sinjali/