Ka ardhur në jetë fëmija i parë për vitin 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Vetëm një minutë pas orës 00:00, ka ardhur në jetë fëmija nga nëna H.Sh. e cila ka lindur fëmijën e parë me operacion cezarian.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Jakup Ismajli.
Ai ka thënë se foshnja mashkull ka ardhur në jetë me peshë 3180, dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore./GazetaSinjali/