Kylie Jenner është bërë sërish nënë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë 24-vjeçarja, e cila e publikoi një fotografi në Instagram, duke treguar se ajo dhe i dashuri i saj Travis Scott janë bërë prindër të një djali.
Ajo postoi një fotografi duke mbajtur dorën e foshnjës së saj që erdhi në jetë më 2 shkurt.
Nuk ka ende detaje të tjera rreth djalit, apo emrit të tij.
Kylie dhe Travis janë në lidhje që nga vitit 2017. Ata zyrtarisht zbuluan se janë në pritje të fëmijës së dytë në shtator të vitit të kaluar./GazetaSinjali/