Policia e Kosovës e ka arrestuar një 55-vjeçar i cili dyshohet se ka dhunuar fizikisht renë e tij, 26-vjeçare, në Viti.
Sipas një sinjalizuesi, dyshohet se ai e kishte kapur për fyti dhe e kishte goditur në fytyrë 26-vjeçaren, pas një fjalosje me të.
Për shkak të lëndime të marra, mësohet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Viti.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/