image Vjehrri dhe nusja humbin jetën nga COVID-19 në Malishevë

Shëndetësi

Vjehrri dhe nusja humbin jetën nga COVID-19 në Malishevë

news image

Në mesin e personave që humbën jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit janë edhe dy anëtar të familjes Kastrati në Malishevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për një burrë dhe rejën e tij, nga fshati Turjakë i komunës së Malishevës, që vdiqën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në Malishevë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve janë shënuar 28 viktima nga COVID-19. /GazetaSinjali/