image Vjen reagimi i përbashkët i One Direction për vdekjen e Liam Payne: Jemi të shkatërruar

Bota e Yjeve

Vjen reagimi i përbashkët i One Direction për vdekjen e Liam Payne: Jemi të shkatërruar

news image

Ylli i “One Direction”, Liam Payne, ka vdekur papritur në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në lagjen Palermo të Buenos Aires, Argjentinë.

Autoritetet lokale kanë thënë se do të kryejnë një autopsi dhe do të hetojnë rrethanat e vdekjes së këngëtarit, shkruan The Independent.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar kanë reaguar edhe ish-grupi i dikurshëm One Direction.

“Ne jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Liam”, thuhet në një postim nga Louis, Zayn, Niall dhe Harry.

“Me kalimin e kohës dhe kur të gjithë të kenë mundësi, do të ketë më shumë për të thënë. Por tani për tani, do të marrim pak kohë për të përpunuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë”.

/GazetaSinjali/