image Vjedhje në Muzeun Historik Etnografik në Vushtrri, Policia nis hetimet

Siguri

Vjedhje në Muzeun Historik Etnografik në Vushtrri, Policia nis hetimet

news image

Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale. Kështu ka ndodhur edhe me Muzeun Historik Etnografik në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se zyrtarja e institucionit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se persona të panjohur kanë depërtuar brenda muzeut dhe kanë vjedhur katër gëzhoja të fishekëve të luftës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, të cilat kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

/GazetaSinjali/