image Vjedhje në Mitrovicën e Veriut, lokalit “Ekskluziv” i zhduken vazo dekorative dhe gypa uji

Siguri

Vjedhje në Mitrovicën e Veriut, lokalit “Ekskluziv” i zhduken vazo dekorative dhe gypa uji

news image

Një rast vjedhjeje është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku cak i hajnave është bërë një lokal në rrugën “Sutjeska”, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 23 qershor, rreth orës 15:35, A.R. ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ka vërejtur se nga lokali i tij “Ekskluziv” janë vjedhur tetë vazo dekorative për lule dhe rreth 30 metra gyp uji me lidhëse.

Sipas deklarimit të ankuesit, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur më 21 qershor, rreth orës 15:05.

Sinjali mëson se personi i dyshuar ende nuk është identifikuar, ndërsa njësitet relevante kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/