image Vjedhje grabitqare në marketin ‘Kam’ në Prishtinë

Siguri

Vjedhje grabitqare në marketin ‘Kam’ në Prishtinë

news image

Para pak minutash ka ndodhur një vjedhje grabitqare në marketin “Kam” në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari ka vjedhur disa gjësende nga marketi dhe duke tentuar të ikë e ka kapur punëtorja.

Përkundër tentativave të saj për ta ndaluar, i njëjti e ka sulmuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informatave të para bëhet fjalë për një 40-vjeçar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/