Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar në fshatin Zupq të Zubin Potokut, ku dy banesa janë sulmuar gjatë natës nga persona të panjohur, të cilët kanë hyrë me forcë dhe kanë shkaktuar dëme materiale.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, sot në Stacionin Policor në Zubin Potok është paraqitur Z.R, 62 vjeçar, i cili ka raportuar se gjatë natës mes datave 07 dhe 08 maj, persona të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij duke dëmtuar shufrat metalike të dritares dhe dyert e brendshme.
Nga banesa e tij janë vjedhur: një motosharrë, një tenxhere elektrike dhe një mikser për shtrydhjen e frutave.
Dëmet materiale, përfshirë katër dyer të dëmtuara, vlerësohen në rreth 900 euro.
Në të njëjtin objekt, që është bashkëpronësi e G.J 64 vjeçar, i është thyer një dritare e pasme, ndërsa dhomat janë demoluar – pa u raportuar ndonjë vjedhje.
Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Të dy palët janë intervistuar, ndërsa rasti, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është dërguar për hetime të mëtejme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!