image Vjedhje e rëndë në Viti, dyshohet se u vodh kasaforta me mbi 10 revole e municion (FOTO)

Siguri

Vjedhje e rëndë në Viti, dyshohet se u vodh kasaforta me mbi 10 revole e municion (FOTO)

news image

Një vjedhje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur tek një lokal afër sheshit “Njazi Ademi” në Viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet e saj, një punëtor i sigurimit ka raportuar se persona të panjohur u nisën nga parkingu i një ëmbëltoreje për ta kryer vjedhjen tek lokali.

Personat e dyshimtë mësohet se kanë dëmtuar tre drynjë për të hyrë brenda dhe kanë vjedhur kasafortën ku gjendeshin mbi 10 revole dhe pako me municion.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për rastin.

Sinjali ka arritur të sigurojë foto të armëve që dyshohet të jenë vjedhur.

/Gazeta Sinjali/