image Vjedhje e rëndë në një restorant në Istog, hajnat marrin pajisje elektrike në vlerë të rreth 10 mijë eurove

Siguri

Vjedhje e rëndë në një restorant në Istog, hajnat marrin pajisje elektrike në vlerë të rreth 10 mijë eurove

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri, raporton Gazeta Sinjali.

Një vjedhje ka ndodhur së fundi në një restorant në Tregun e Bagëtive në fshatin Dubravë të Istogut, ku persona të panjohur kanë demoluar një restorant dhe objektet tjera që ndodhen aty.

Sinjali mëson se pronari i restorantit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se hajnat kanë marrë të gjitha pajisjet elektrike dhe gjësende tjera, të cilat kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/