image Vjedhje e rëndë në Mitrovicën e Veriut – thyen lokalin “Queen” për një portofol, një celular dhe dy pije

Siguri

Vjedhje e rëndë në Mitrovicën e Veriut – thyen lokalin “Queen” për një portofol, një celular dhe dy pije

news image

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset. Bizneset e ndryshme në Kosovë janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, e që të njëjtit më pas arrijnë që për një kohë të arratisen nga drejtësia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, ku një lokal është thyer gjatë natës dhe janë marrë sende me vlerë të ulët, por rasti ka marrë trajtim penal për shkak të mënyrës së kryerjes dhe dëmeve të shkaktuara.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, sot rreth orës 13:00, shtetasi Andrej Djuric, rreth 25 vjeçar ka paraqitur kallëzim penal në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut, duke raportuar se është thyer lokali i tij “Queen” gjatë natës mes datave 02 dhe 03 maj, në orët mes 23:45 – 07:30.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia patrulluese, ku është konstatuar se dera e lokalit është thyer dhe nga brenda janë vjedhur: një portofol bosh (8 euro vlerë), një celular i thjeshtë (vlerë 30 euro), kartëmonedha me vlerë 17 euro, dy pije alkoolike (vlerë 5 euro).

Fillimisht ankuesi nuk ka qenë i interesuar të hapë rast penal, por pas shikimit të video-incizimeve ku është identifikuar një person i dyshuar, ai është kthyer në Polici dhe ka kërkuar ndjekje penale.

I dyshuari, Morava Mustafa, rreth 32 vjeçar, është arrestuar më 4 maj, pasi gjatë intervistimit ka pranuar përfshirjen në dy vepra penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, për shkak të mënyrës së dhunshme të hyrjes dhe raportit të dokumentuar me prova video.

Ky rast tregon se edhe kur vlera materiale është e ulët, veprimet kriminale nuk mund të kalojnë pa pasoja, sidomos kur shoqërohen me dëmtim prone dhe prova vizuale që lidhin autorin me ngjarjen.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/