Vjedhjet në Kosovë nga më të ndryshmet po dëmtojnë shumë biznese dhe ekonomi familjare, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i vjedhjes është paraqitur edhe në fshatin Abri e Epërme në Drenas.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet brenda policisë, një person ka treguar se disa persona të panjohur i kanë vjedhur nga stalla dy krerë lopë, ku vlera e tyre është rreth 2500 euro.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.