image Vjedhja në Thesar, Limaj: Mos të ngutemi, hetuesia të merret me rastin

Politikë

Vjedhja në Thesar, Limaj: Mos të ngutemi, hetuesia të merret me rastin

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit ‘të avullimit’ të dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Ai në Klan Kosova tha se secili që kryen krime duhet të dalë para drejtësisë.

“Mos të ngutemi, le t’u mbetet hetimeve. Ka pasur raste kur mjetet janë hedhur diku tjetër se ka pasur gabime teknike. Hetimet s’duhet të bëhen nëpër studio. Ministrja Hykmete Bajrami nga detyra e vet zyrtare e ka bërë detyrën e informimit publik. Është hap i drejtë. Nëse ka ndodh vjedhja, ka vepër penale. Nëse gabimi ka qenë njerëzor, nuk duhet të merret si gabim trashanik. Ministrja duhet t’u drejtohet organeve dhe t’ua japë mundësinë të shkohet tek e vërteta”, tha Limaj. /Gazeta Sinjali/