image Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

Siguri

Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës, nga sot deri ditën e martë do të jetë në vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Për të ofruar siguri dhe mirëmbajtje të rendit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do ketë siguri dhe mbarëvajtje më të madhe se zakonisht.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

Gjithashtu për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

/GazetaSinjali/