Historia e përfundimit të njohjes së Atdheut me Xhulit që u konfirmua mbrëmë nga ai – disa konkurrentë i mërziti, e disa të tjerë duket t’i ketë lumturuar.
Pas daljes së Xhulit nga dhoma e rrëfimeve, ku iu kumtua lajmi për ndarjen nga Atdheu, derisa ajo po hynte në pjesën e sallonit, vajzat e shtëpisë përfshirë: Himenën, Melisën dhe Vivien janë parë në disponim goxha të mirë, madje duke qeshur e vallëzuar.
E të njëjtin disponim duket ta ketë edhe sot Vivien, e cila përderisa po gatuante pica në oborrin e shtëpisë, duke qeshur me historinë e Xhulit, i ka thënë kësaj të fundit disa kunja pikante.
“Dil në Kinë për me e bo punën, se këndej nuk po të del gjë. I bëre premtimin nënës tënde dhe të la live në televizion”, i ka thënë Vivien pos tjerash Xhulit.