image Vitia tregon sa vaksina Pfizer kanë ardhur sot në Kosovë

Shëndetësi

Vitia tregon sa vaksina Pfizer kanë ardhur sot në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave të Pfizer kundër koronavirusit, nga kontrata e nënshkruar mes ministrisë dhe Pfizer-it.

Në njoftimin e kësaj ministrie nuk është bërë i ditur numri i vaksinave që mbërritën sonte në Kosovë.

Mirëpo, një gjë të tillë e bëri tani i pari i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas Vitisë, kontingjenti i ardhur sot përmban 81 mijë e 900 doza të vaksinave Pfizer.

Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë”, ka shkruar ndër të tjera Vitia në Facebook./Gazeta Sinjali/