image Vitia thotë se me ministrin serb kanë biseduar për Luginën e Preshevës

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia thotë se me ministrin serb kanë biseduar për Luginën e Preshevës

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka biseduar me homologun e tij serb lidhur me Luginën e Preshevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitia thotë se ka kërkuar nga ministri serb informacione rreth testimit dhe trajtimit që po u bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga shteti serb dhe thotë se ai e ka siguruar që gjithçka po funksionojnë sikur edhe për qytetarët serbë në Serbi.

“Njëra nga temat kyçe që kemi biseduar me ministrin e shëndetësisë së Serbisë ka qenë edhe Lugina.Njëra ndër kërkesat tona për ministrin serb ishte ajo për testimin, dhe mënyrën si po trajtohen qytetarët në Luginë”, ka thënë ai. “nga ana e ministrit na është thënë se do të funksionojnë si për qytetarët e tjerë. Në bashkëpunim edhe me komunat atje do të zgjidhet shumë shpejtë”, ka thënë ministri në detyrë i Shëndetësisë në Interaktiv.

Vitia paralajmëron pako nga Qeveria në detyrë e Kosovës për Luginën e Preshevës.

“Para kësaj, të premten e kaluar bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Bislimi kemi biseduar për masat dhe ndihmat që ne si qeveri do t’i dërgojmë në Luginë dhe pas këtyre diskutimeve do të dalin me një pako”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/