image Vitia thotë se do të hapen shkollat, çerdhet dhe kufijtë, por paralajmëron masa për qytetarët

Kosovë

Pandemia/ Vitia thotë se do të hapen shkollat, çerdhet dhe kufijtë, por paralajmëron masa për qytetarët

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar se do të hapen edhe shkollat, çerdhet e kufijtë, por pa dhënë një datë për këtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitia ka thënë se kur të hapen shkollat e çerdhet, maskat, distanca dhe higjena do të bëhen të domosdoshkme. Ndërsa kur të hapen kufijtë, do të ketë pritje më të gjata në kufi për shkak të kontrolleve.

“Shkollat dhe çedhet do të hapen por maskat, distanca dhe higjena duhet të bëhen të domosdoshme”, ka thënë Vitia. “Kufijtë do të hapen, por masat mbrojtëse natyrisht që do të shtohen. Kjo do të ndodhë në secilin shtet prandaj edhe duhet mirëkuptim e bashkëpunim nëse prisni më gjatë në kufi tani e tutje”. /Gazeta Sinjali/