image Vitia: Situata është e rëndë, masat janë më se të nevojshme

Shëndetësi

Vitia: Situata është e rëndë, masat janë më se të nevojshme

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se masat që kanë hyrë sot në fuqi janë më se të nevojshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Vitia në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, të mërkurën pasdite, tha se spitalet e Kosovës janë të mbingarkuara me pacientë me COVID-19.

Kemi mbi 900 pacientë të shtruar në spitale. Kemi personelin shëndetësor që është i pakët në këtë situatë të krijuar dhe është i stërlodhur. Varianti britanik është shumëfish më i rrezikshëm. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit. Masat janë më se të nevojshme për shkak se konsiderohen si mjeti më efektiv për mbrojtje nga COVID 19”, ka thënë Vitia.

Vitia i ka arsyetuar masat e reja me këtë gjendje dhe duhet marrë shembuj edhe nga vendet që në fazën e vaksinimit janë më përpara se Kosova.

Qeveria po punon pa nderpresë që të siguroj sa me shumë vaksina nga kryeministri kurti deri te Presidentja” tha ai./Gazeta Sinjali/