image Vitia: Sigurimi i vaksinës para korrikut ishte i domosdoshëm që diaspora të vijë në vendlindje verës

Shëndetësi

Vitia: Sigurimi i vaksinës para korrikut ishte i domosdoshëm që diaspora të vijë në vendlindje verës

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se asnjë nga qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19 nuk ka pasur ndonjë efekt anësor serioz, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, vaksinimi jo vetëm është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por edhe për ekonominë e vendit.

Hezitimi për vaksinim në nëntor të vitit të kaluar ishte në numër relativisht të lartë, bazuar në një anketë. Por shifra ka rënë. I garantoj qytetarët se nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Nga mbi 70 mijë doza nuk kemi as një efekt serioz anësor nga vaksinat. Vetëm me vaksinim mund të dalim sa më shpejt nga kjo situatë. Jo vetëm për të parandaluar problemet shëndetësore, por për të hapur ekonominë e t’i mundësohet shtetit të marrë frymë lirshëm”, ka thënë ai.

I pari i Shëndetësisë ka thënë se sigurimi i sasisë së mjaftueshme të vaksinave para muajit korrik ka qenë i domosdoshëm, në mënyrë që, sipas tij, të mundësohet ardhja e mërgimtarëve në atdhe.

Ishte e domosdoshme që para muajit korrik apo gusht të sigurojmë sasi të mjaftueshme të vaksinave, sidomos për vaksinimin e atyre mbi 65 vjeç. E dimë se bashkatdhetarët tanë janë infuzioni kryesor i ekonomisë, e vitin e kaluar një pjesë e tyre nuk patën mundësi të vinin në Kosovë shkaku i situatës. Tani synimi kryesor është që gjithë këtë proces ta katalizojmë e ta kryejmë sa më shpejt që bashkatdhetarët tanë të vijnë në shtëpi e ta ndihmojnë ekonominë kosovare”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/