image Vitia: Respektimi i masave është falenderimi dhe mirënjohja më e madhe për infermierët

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia: Respektimi i masave është falenderimi dhe mirënjohja më e madhe për infermierët

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve i ka uruar ata të cilët që nga shpërthimi i pandemisë ishin në detyrë.

“Sot në ditën ndërkombëtare të infermierisë dua të falënderoj dhe shquaj rolin e pazëvendësueshëm të të gjithë infermiereve të vendit tonë. Në këto tre muaj e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike për luftën ndaj Corona virusit”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave, thotë Vitia, i ka lënë në mungesë në familjet e tyre.

“Përjetë falënderues secilës e secilit që me përkushtim të pashoq vijon punën edhe në këto çaste në mbrojtje të jetës. T’i urojmë sot të gjitha infermierët tona duke marrë masat për të mos i hapur atyre më shumë vështirësi, të respektojmë pra në çdo hap tonin rregullat mbrojtjes dhe distancimit. Ky do të ishte falënderimi dhe mirënjohja më e madhe për to, disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara”, përfundon Vitia.

MSH-ja sot gjatë ditës bëri thirrje përsëri të respektohen masat, përndryshe, mund të ketë ashpërsim masash. /Gazeta Sinjali/