image Vitia pret në takim kryetaren e FSSHK-së, diskutohet për fillimin e dialogut social për kontratën kolektive

Shëndetësi

Vitia pret në takim kryetaren e FSSHK-së, diskutohet për fillimin e dialogut social për kontratën kolektive

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.

Përmes një njoftimi ministria ka treguar se në takim është diskutuar për fillimin e dialogut social për kontratën kolektive.

“Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit. Ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtoj me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës”, është thënë në njoftim.

/GazetaSinjali/