image Vitia pas lajmit se nuk ka nënshkruar me Pfizer: I pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq

Shëndetësi

Vitia pas lajmit se nuk ka nënshkruar me Pfizer: I pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas lajmeve se ai nuk e ka nënshkruar kontrat me kompaninë Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e vaksinave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitia përmes një konference tha se ky lajm i publikuar është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq.

“Më lejoni të jem i shkurtë dhe i qartë lajmi i publikuar është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”, tha Vitia.

Sipas tij kjo është e pavërtetë pasi që të dhënat në procesin e sigurimit të vaksinave antiCOVID janë konfidenciale.

“Sepse ata që janë siguruar kinse me informacione janë të pasaktë. Nuk mund të flasim për çështjen e sigurimit të vaksinave se janë konfidenciale. Ata që vjedhin të dhëna konfidenciale duhet ta kuptojnë se dëmtojnë procesin”, tha Vitia.

Lidhur me këtë, ai ka ftuar edhe Prokurorinë e Shtetit që të ndërmarrë masa në ruajtjen e shëndetit publik dhe atyre që dëmtojnë procesin.

Ndërsa, kryesuesi i Komisionit për sigurimin e vaksinave, Naim Bardiqi, tha se anëtarët e këtij komisioni janë nën deklaratën për betim dhe nuk mund të japin asnjë informacion lidhur me procesin e sigurimit të vaksinave.

“Ne si komision jemi duke bërë punën tonë, jemi nën deklaratë nën betim dhe nuk japim detaje lidhur me procesin e arritur. Mund të them se jemi optimist dhe angazhimi nuk mungon. Gjërat  e tilla janë të sanksionuara edhe me ligj”, tha ai./Gazeta Sinjali/