Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për media, ka njoftuar se nuk përjashtohet mundësia të ketë masa të reja para datës 13 shtator, transmeton Gazeta Sinjali.
“Jemi detyruar të marrim masa në bazë të rekomandimeve, duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve. Duhet kuptuar dhe theksuar se në situatën në të cilën ndodhemi këto masa kanë qenë dhe janë të domosdoshme”.
“Këto masa janë në fuqi deri më 13 shtator dhe natyrshëm zbatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Edhe sot gjatë takimit u dakorduam që të gjitha institucionet do të përcjellin për ditë situatën në terren dhe para 13 shtatorit do të kemi edhe takime të tjera, por edhe një takim, ku do të vendoset si do të procedojmë tutje. Kjo nuk e përjashton mundësinë e masave të reja para kësaj date sipas këtyre raportimeve dhe rekomandimeve nga punonjësit shëndetësor”, tha Vitia.
Kujtojmë që ora policore u rikthye sërish prej 28 gushtit të këtij viti. Përveç orës policore, janë vendosur edhe shumë masa të tjera, si kufizimi i punës së gastronomisë, bartja e maskave.