image Vitia flet për gjendjen e 13 të infektuave me koronavirus: Po presim barna nga jashtë

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia flet për gjendjen e 13 të infektuave me koronavirus: Po presim barna nga jashtë

news image

Ministri i Shëndetësisë, në një konferencë për media lidhur me situatën rreth koronavirusit në Kosovë, bëri të ditur se gjendja e të infektuarve është stabile, shkruan Gazeta Sinjali.

“Informatat nga QKUK-ja janë se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, që janë 13, është stabile, me përjashtim të pacientit më të moshuar që po trajtohet herë pas here me oksigjen. Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve”, tha Vitia.

Ministri i Shëndetësisë gjithashtu ka njfotuar se së shpejtë në Kosovë do të vjen një kontigjent me barna.

“Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, tha ai./Gazeta Sinjali/