image Vitia e fillon me lëvdata konferencën ku pritet të njoftojë për dorëheqje

Shëndetësi

Vitia e fillon me lëvdata konferencën ku pritet të njoftojë për dorëheqje

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konferencën për media e ka filluar me lëvdata për punën e tij si ministër.

“Kosova ditëve të fundit është me numrin më të vogël të rasteve me COVID. Kemi qenë të parët për numrin e testimeve”

“Asnjëherë në historinë e shëndetësisë kosovare nuk janë vaksinuar kaq shumë njerëz. Është meritë e punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve”

“Kosova është e dyta me përqindje të të vaksinuarve në Ballkan”

Vitia ka thënë që Kosova ka 400 mijë vaksina antiCOVID në stok.

Vitia pritet të japë dorëheqje nga posti i ministrit pasi është kandidat për komunën e Prishtinës.

/GazetaSinjali/