image Vitia dhe Ismaili injorojnë Zemajn, dy ish-ministra tjerë marrin pjesë në Bordin Këshillues

Shëndetësi

Vitia dhe Ismaili injorojnë Zemajn, dy ish-ministra tjerë marrin pjesë në Bordin Këshillues

news image

Ka nisur takimi i Bordit Këshillues për COVID-19, që njëherësh është edhe takimi i parë i këtij bordi pas themelimit.

Ky Bord udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa është duke marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Pjesë e takimit përveç anëtarëve të bordit, janë edhe dy ish-ministrat e Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe Ferid Agani.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ditë më parë kishte njoftuar se bordi do të ftonte katër ish-ministrat e fundit në takim, por që sot nuk janë parë dy të fundit Arben Vitia i LVV-së dhe Uran Ismaili i PDK-së. /Gazeta Sinjali/