image Vitia: Deri në fund të vitit arrihet imunizimi i 60% të popullsisë

Shëndetësi

Vitia: Deri në fund të vitit arrihet imunizimi i 60% të popullsisë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha para deputetëve të Kuvendit se gjendja në sektorin e shëndetësisë është nën kontroll.

Tutje ai tha se përditësimi i masave do të bëhen varësisht nga situata në terren.

Ai tha se javëve të fundit është parë trend i rënies i numrit të infektuarve, të vdekjeve dhe atyre që kanë nevojë për oksigjen.

Ndërsa në procesin e vaksinimit 66 ekipe kanë qenë të vaksinuar, derisa po pritet edhe kontingjenti i dytë i vaksinave Covax, dhe me disa të tjera jemi në bisedime dhe në rrugë të mirë për sigurimin e vaksinave për imunizimin e 60% deri në fund të vitit. Gjendja në sektorin e shëndetësisë është nën kontroll dhe me tendencë përmirësimi. Mesatarisht 900 pacientë të shtrirë dhe 650 me nevojën për oksigjen dhe 97% të mostrave të testuara me variantin britanik. Jam i vetëdijshëm se marrja e masave kufizuese nuk pëlqehet në masë dhe jemi munduar që t’i mbulojmë vështirësitë që po kalojmë“, tha ai.

Sipas tij më 28 ditët e kabinetit të ministrisë së Shëndetësisë janë bërë 13.64% më shumë teste sesa në 20 ditët e qeverisë së kaluar./Gazeta Sinjali/