Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është përgjigjur pyetjeve të deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, për kontratat e infermierëve të angazhuar gjatë kohës së pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Vitia ka thënë se kontratat e këtyre infermierëve kanë qenë të lidhura me Bankën Botërore dhe sipas tij nga marrëveshja ndërkombëtare këta infermierë nuk mund të kalojnë në buxhetin e Kosovës.
Ai tutje ka shtuar se infermierët janë mashtruar nga qeveria e kaluar se do tu vazhdohet kontrata.
“Këto kontrata kanë qenë kontrata të cilat kanë qenë me afat të caktuar nëse ish -minsitri apo kushdo tjetër ju ka premtuar se këto kontrata do të vazhdohen atëherë ata janë mashtruar”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/