Gazeta Sinjali sot pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë, ka realizuar një sondazh ku ka pyetur qytetarët se cili nga ministrat, Vitia apo Zemaj kanë qenë më i mirë gjatë kohës sa ka drejtuar këtë institucion.
Nga 1805 persona që kanë reaguar në anketën e publikuar nga Sinjali, 960 prej tyre kanë reaguar pro ish-ministrit të Shëndetësisë në kohën e Qeverisë Hoti, Armend Zemaj.
Kurse, 845 prej tyre kanë votuar pro Arben Vitisë i cili ishte ministër në Qeverinë Kurti 2. Vitia është në garë për të parin e Prishtinës.
Kurse, pas dorëheqjes së Vitisë, ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku.
Gexha-Bunjaku gjatë kohës sa Vitia ishte ministër ka qenë zëvendësministre e Shëndetësisë.
Anketa është publike ende dhe lexuesit e Sinjalit po vazhdojnë të votojnë në të.