image Viti 2016/ Murati: Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, veteranët po na kushtojnë shumë

Politikë

Viti 2016/ Murati: Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, veteranët po na kushtojnë shumë

news image

Në vitin 2016, atëherë kur nuk ishte i ngarkuar me pozitën e ministrit të Financave, Hekuran Murati kishte shkruar se Kosovës po i kushtojnë veteranët më shumë sesa po të angazhonim mercenarë.

Murati duke llogaritur shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt“.

Tutje ai shkruan se “edhe mercenar me pas angazhu na kish dalë më lirë“.

Tre muaj nga dy mijë euro bëjnë gjashtë mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë të përgatitun ushtarakisht kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsejtë. Edhe as faleminderit s’kish pas nevojë me iu thanë“, shkruante atëherë Murati.

/GazetaSinjali/