image Vishet si infermiere për të rrëmbyer të porsalindurën, kamerat e sigurisë zbulojnë gjithçka

Botë

Vishet si infermiere për të rrëmbyer të porsalindurën, kamerat e sigurisë zbulojnë gjithçka

news image

Një grua kolumbiane është shtirur si infermiere për të rrëmbyer një foshnje nga prindërit e saj, por ky plan ka dalë zbuluar nga kamerat e sigurisë në një spital në Bogota.

Policia e ka identifikuar “infermieren e rremë” si Leidy Johana Diaz. E veshur me uniformën e infermieres, gruaja i kishte thënë prindërve të vogëlushes se duhet ta dërgonte atë në një sallë tjetër për të kryer disa analiza më të detajuara.

Në video shikohet sesi gruaja e fut foshnjën e porsalindur nën xhaketë dhe më pas nxiton për të dalë nga spitali. Megjithatë prindërit dhe stafi spitalor të ndihmuar dhe nga kamerat e sigurisë e kuptuan se kjo ishte një grabitje dhe lajmëruan menjëherë sigurinë e spitalit për ndihmë. Më pas me ardhjen e oficerëve të policisë gruaja është arrestuar, ndërsa foshnja i është rikthyer shëndoshë e mirë prindërve.