image Virusi vdekjeprurës trondit ekonominë e Kinës

Botë

Botë/ Virusi vdekjeprurës trondit ekonominë e Kinës

news image

Epidemia e cila ka përfshirë Kinën dhe shumë vende të tjera të botës, përveç që ka përhapur frikë dhe panik te qytetarët ka ndikuar negativisht edhe në ekonominë kineze.

Sot është bërë hapja e marketit kinez, e cila regjistroi një ulje me 8 përqind, rënia më e madhe prej 4 vitesh, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndër bizneset më të goditura ishin ajo e prodhimit dhe e produkteve të konsumit të përgjithshëm, ndërkohë që aksionet e kujdesit shëndetësor pësuan rritje.

Kjo ulje e ekonomisë ishte e paevitueshme, pavarësisht se disa ditë më parë Banka Qendrore e Kinës deklaroi se ka marrë masa për të lehtësuar ndikimin e epidemisë.

Ndryshe, në nivel global janë raportuar gjithsej 17.383 raste të konfirmuara me koronavirus./Gazeta Sinjali/