image Virusi vdekjeprurës, shqiptarët i anulojnë udhëtimet drejt Kinës

Rreziku/ Virusi vdekjeprurës, shqiptarët i anulojnë udhëtimet drejt Kinës

news image

Shqiptarët që kishin planifikuar të udhëtonin drejt Kinës, i kanë anuluar biletat.

Agjencitë e udhëtimit të kontaktuar nga Ora News thonë se udhëtarët i kanë shtyrë udhëtimet për shkak të frikës nga koronavirusi.

Ata shtojnë se ka disa persona që jetojnë në Kinë që duan të kthehen në Shqipëri, për këtë arsye ka edhe një rritje të çmimit të biletave.

“Koronavirus ka pasur një impakt shumë të keq në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Për të gjitha qytetarët që shkojnë edhe për turizëm apo edhe për ata që shkojnë për biznes. Ne kemi njoftuar klientët tanë që për momentin mos kryejnë lëvizje në Kinë derisa të ketë një stabilizim të situatës. Nga kontaktet që kemi me Kinën, me menaxherët që punojnë me në na kontaktojnë me telefon ose email.

Edhe qytetarët kanë marrë përsipër që të marrin informacione, të jenë të kujdesshëm, derisa kjo situatë të stabilizohet. Në momentin që kanë marrë vesh këtë informacion janë ndërprerë të gjitha fluturimet, jo vetëm që këtu , por edhe në Stamboll ka pasur  klientë që i kanë kthyer nga udhëtimi dhe i kanë drejtuar për në vendin tonë. Ka pasur edhe tendenca të tilla që duan të vijnë sepse janë alarmuar nga kjo situatë, por jo një shumicë e madhe. Është rritur pak çmimi i ardhjes nga Kina për në Tiranë”.