COVID-19

Të infektuar

145

Të sheruar

23

Të vdekur

3

Botë/ Virusi vdekjeprurës po përhapet me të madhe: Evropa në ethe

news image

Virusi vdekjeprurës që ka filluar në Kinë, e po përhapet në gjithë Azinë, është ngjitës dhe numri i të infektuarëve po rritet çdo ditë.

Deri më tani raportohet se 17 persona kanë vdekur shkaku i këtij virusi dhe mbi 600 të tjerë janë infektuar në të paktën 10 shtete.

Kjo do të thotë se sëmundja tani është përhapur në 10 vende, përfshirë SHBA-në. Zyrtarët evropianë të shëndetit kanë frikë se virusi mund të mbërrijë edhe në Evropë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe kombet e tjera tashmë janë në gatishmëri.

Organizata Botërore e Shëndetit po përballet me presion në rritje për të shpallur krizën një emergjencë të shëndetit publik, siç ka bërë për Ebolan dhe Zikan në të kaluarën.

Shefat e shëndetësisë do të takohen përsëri më vonë gjatë ditës së sotme për të dhënë një verdikt përfundimtar./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: