image Virusi kinez mbërrin në Amerikë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15142

Të shëruar

12674

Të vdekur

615

Shëndetësi/ Virusi kinez mbërrin në Amerikë

news image

Një mashkull 30-vjeçar u shtrua në spital në Everett, pranë Seattle, me koronavirusin e ri kinez, njoftuan sot Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC).

Konfirmohet kështu rasti i parë në SHBA, vendi i fundit i prekur, pas Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajlandës dhe Tajvanit.

Individi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte vizituar ndonjë nga tregjet ku janë shfaqur raste të shumta në Wuhan, në Kinë.

Ai vetëm kishte udhëtuar në rajon, njoftoi Nancy Messonnier, drejtuesja e Qendrës së Sëmundjeve Respiratore të CDC, në një konference telefonike për shtyp. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: