Eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon, ka bërë thirrje të votohet partia URA e cila udhëhiqet nga Dritan Abazoviq, në zgjedhjet lokale për tri komuna në Mal të Zi.
Von Cramon tha se Partia Socialdemokrate e ka vendin në të kaluarën dhe para gjykatës, andaj është koha që qytetarët malazezë ta konfirmojnë këtë.
“Mali i Zi është kapur nga DPS dhe regjimi i saj i korruptuar dhe nacionalist për një kohë të gjatë.
Është koha që qytetarët e Malit të Zi të konfirmojnë edhe një herë se vendi i DPS është në të kaluarën dhe para gjykatës”, ka shkruan Von Cramon në një postim në Twitter.
Tutje, Cramon tha se URA dhe Abazoviq njihen nga Bashkimi Evropian si partnerë kredibil dhe të fortë. Gjithashtu, tha se e kanë mbështetjen e plotë nga BE-ja.