image Villareal, Getafe e Celta triumfojnë në start të kampionatit

Futboll

Villareal, Getafe e Celta triumfojnë në start të kampionatit

news image

Valencia nuk ia doli të merrte pikë në fushën e Celta Vigos në javën e dytë të La Ligas. Valencianët u mposhtën 2-1 në “Balaidos”, ku heroi i vendësve ishte Diego Aspas, autor i një dygolëshi, i cili e bëri të pavlefshëm finalizimin e Gomez, në fillim të pjesës së dytë, për barazimin e përkohshëm 1-1.

Në fakt, futbolli i të shtunës në La Liga nisi me Villarreal – Eibar, që u mbyll me suksesin me përmbysje të “Nëndetëses se Verdhë”.

Goli i parë i takimit mban firmën e Kikes, por Moreno dhe Alcacer kthyen rezultatin në favor të Villarrealit.

Ndërkohë, Getafe mposhti me rezultat minimal Osasunën falë finalizimit të Jaime Matas.