image Villa e prishtinasit në Brezovicë cak i hajnave, ia 'avullojnë' pajisjet e ngrohjes në vlerë prej 15 mijë euro
[wp-story id="814678"]

Siguri

Villa e prishtinasit në Brezovicë cak i hajnave, ia ‘avullojnë’ pajisjet e ngrohjes në vlerë prej 15 mijë euro

news image

Vjedhjet nëpër shtëpi e banesa janë bërë një fenomen mjaft shqetësues. Rastet më të shpeshta ndodhin kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje, periudhë kjo që shfrytëzohet nga hajnat për të kapur qoftë para ose gjësende me vlerë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur se fundmi në Shtërpcë, por këtë herë hajnat kanë pasur cak një villë në Brezovicë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pronari, i cili është nga Prishtina e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka deklaruar se villa e tij ishte thyer, prej ku janë marrë disa pajisje.

Sipas informacioneve që posedon Sinjalin, hajnat kanë depërtuar në villë duke thyer derën dhe më pas kanë vjedhur pajisje të ngrohjes, që sipas viktimës kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove. Ai ka deklaruar se nuk dyshon te ndonjë person i caktuar që mund ta ketë kryer vjedhjen.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, teksa janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Veprimet e tjera do të ndërmerren posa Policia të identifikojë dhe t’i arrestojë të dyshuarit.

/GazetaSinjali/