image Viktima e aksidentit me fatalitet në Prishtinë ishte profesor universitar

Siguri

Viktima e aksidentit me fatalitet në Prishtinë ishte profesor universitar

news image

Një aksident në trafik në rrugën ‘Bill Klinton’ i shkaktoi lëndime të rënda këmbësorit që u godit nga vetura. 63-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe si pasojë ndërroi jetë në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Ferhat Bejtullahu.

I ndjeri ishte profesor universitar dhe ligjërues i arkitekturës në kolegjin privat ‘UBT’.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.