Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren, përfshirë punimet në urën që lidh zonat e Zhabarit dhe Gushacit mbi lumin Ibër.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë inspektimit të zhvilluar sot është konstatuar se punimet po ecin sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë në ndërtim.
Ky projekt, sipas Ministrisë, pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e sigurisë në qarkullim, duke lehtësuar lidhjen ndërmjet dy zonave dhe duke ofruar qasje më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët.
Po ashtu, është theksuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve në terren, me qëllim që projektet të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!