Astronomët e kanë vërejtur një shpërthim magnetik në sipërfaqen e diellit çfarë nuk e kanë parë kurrë më parë. Edhe pse e zhvilluan teorinë për eksplodimet e tilla 15 vjet më parë, ata vetëm tani kanë qenë në gjendje ta vëzhgojnë direkt me Observatorin e dinamikës solare të NASA-s.
Zbulimet për eksplodimin u publikuan ditë më parë në revistën “Astrophysical Journal”.
Ajo që e kanë parë astronomët është rezultat i një shpërthimi në sipërfaqen e diellit, i cili materialin shpërthyes e nxjerr në koronën e Diellit ose atmosferën e sipërme. Ky material shpërthyes njihet si prominencë. Materiali pastaj kthehet përsëri drejt Diellit, por përplaset me linjat e fushës magnetike, duke shkaktuar eksplodim të paparë magnetik.
Të kuptuarit e këtij fenomeni mund t’i ndihmojë shkencëtarët që të mësojnë shumë më tepër rreth atmosferës diellore, si dhe ta parashikojë “motin” hapësinor. Kjo sjellje e re u quajt lidhje e detyruar.
T’ju rikujtojmë, për vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë se pse korona diellore është miliona gradë më e ngrohtë se vetë dielli. Kjo është pikërisht ajo që është hulumtuar nga sonda diellore e NASA-s, Parker, e cila po rrotullohet rreth diellit gjatë ditëve të fundit.