Vietnami shpreson të ndalojë përhapjen e versionit të ri të COVID-19 duke testuar të gjithë popullsinë me mbi 8.9 milionë banorë të Ho Chi Minh City dhe duke prezantuar masa e reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Vietnami do të testojë të gjithë popullsinë e qytetit më të madh për nga popullsia si përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e variantit të ri me COVID-19, njofton BBC.
Deri më tani Vietnami ka pasur sukses në kontrollimin e virusit por në javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve.
Në vikend zyrtarët njoftuan për një variant të ri “ shumë të rrezikshëm” të COVID-19 në vend.
Sipas qeverisë vietnameze, ky variant është kombinim i atij të Indisë dhe Britanisë, dhe se përhapet shumë shpejt përmes ajrit. Ky variant, sikurse edhe të tjerët, prekë më shumë të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore.
Vietnami planifikon që të testojë pjesën tjetër të popullatës. Nëse testohen 100 mijë persona çdo ditë, Vietnamit do t’i duhen më shumë se katër muaj që të kryejë testimin e gjithë popullsisë së qytetit Ho Chi Minh City.
Vendi gjithashtu ka njoftuar edhe masat e reja parandaluese në qytet për 15 ditë duke filluar nga 31 maj, si mbyllja e restoranteve dhe dyqaneve si dhe aktivitetet fetare janë pezulluar.
Kur u shfaqën rastet e para në Kinë, Vietnami kishte reagur shpejtë duke mbyllur kufijtë dhe duke futur kështu nën kontrollë situatën.
Deri tani, Vietnami numëron 7000 raste pozitive, ndërsa gjysma e tyre janë infektuar në fund të muajit prill të këtij viti. /Gazeta Sinjali/