Para disa ditësh, Sinjali raportoi se rezervuari i furnizimit me naftë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë është zbrazur pesë ditë pas mbushjes. Në këtë rezervuar, sipas Policisë, kanë qasje gjashtë persona.
Por siç duket ky rezervuar është bërë cak i vjedhjeve, pasi edhe dy raste të njëjta janë raportuar dje në Polici.
Policia ka njoftuar se janë vjedhur edhe 2000 litra naftë nga rezervuari i QMF-së.
“Gjakovë 03.11.2021 – 15:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar.
Gjakovë 03.11.2021 – 14:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar.“